E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në rregulloren për transmetimin e reklamave, Krasniqi konsultime me operatorët audiovizivë

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi zhvilloi konsultim me përfaqësues të Ofruesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren, “Për komunikimet audio dhe audiovizive me natyrë tregtare, format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimet e reklamave”.

Në takim ishte e pranishme edhe kryetarja e komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku.

Gjatë takimit përfaqësues të OSHMA-ve, pasi kanë shqyrtuar ndryshimet e hedhura për konsultim, kërkuan të diskutonin dhe të qartësonin pika të veçanta të kësaj rregulloreje.

Krasniqi tha se “ndryshimet ligjore të bëra si transpozim i akteve të rëndësishme europiane, siç është Direktiva Europiane për Transmetimet Audiovizive, AVMSD, kanë sjellë nevojën e rishikimit të akteve nënligjore, siç është rregullorja e komunikimeve me natyrë tregtare”.

Gjithashtu, Krasniqi i informoi përfaqësuesit e  pranishëm mbi rëndësinë e procesit të transpozimit të akteve europiane që lidhen me median, të cilat janë, jo vetëm pjesë e procesit të integrimit, por edhe kanë si qëllimin rregullimin e mëtejshëm të tregut audio dhe audioviziv, si një treg mediatik i standardeve europiane.

“Ne jemi në krah të operatorëve, të hapur për çdo propozim që synon ligjshmërinë dhe rregullimin dhe që aktet nënligjore të shërbejnë ashtu siç ligji dhe detyrimet europiane të Shqipërisë, e kërkojnë”, tha Krasniqi.

1 nga 5

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›