E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër çlirohet nga zaptimet

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Në qytetin e Shkodrës vijon puna për lirimin e hapësirave përreth institucioneve arsimore nga ndërtimet e paligjshme.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ndërhyrjet në terren pranë shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër, e cila po çlirohet nga zaptimet.

E nisur në muajin korrik të vitit 2025, nisma për çlirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre tek qytetarët – pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” – është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 20 092 raste shkeljesh. Nga këto, 15 570 janë zgjidhur, ndërsa 4522 raste janë në proces shqyrtimi.

/k.s/r.e/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›