Ndryshohen shefat e Drejtorive Vendore të Policisë në Korçë, Lezhë dhe Durrës

Ndryshime në Drejtoritë Vendore të Policisë Korçë, Lezhë dhe Durrës.
Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Lusi Përgjegji, bëhet me dije se Vilson Bala është emëruar në krye të Policisë së Korçës. Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Afrim Tafa është caktuar po ashtu përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Drejtorit të Policisë Elbasan, Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në këtë polici, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
/rtsh.al/