Në 2027-ën në zbatim programi i ri i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

Me nisjen e vitit 2027, Qeveria ka planifikuar një sërë masash të rëndësishme, të lidhura me programin e strehimit, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë familjeve të reja, profesionistëve të rinj, studentëve e familjeve në nevojë.
Ministrja Ibrahimaj tha se për çiftet e reja do të ketë një numër kredish të vëna në dispozicion, të cilat shteti sipas saj do i subvencionojë deri në 3%.
Ibrahimaj tha gjithashtu se pjesë e programit do të jetë edhe subvencionimi i qirave deri në 50% për një kategori të caktuar të të rinjve.


“Një tjetër politikë shumë e rëndësishme është ajo e strehimit të cilën neve e kemi bërë të ditur dhe më parë. Ne synojmë që nga fundi i këtij viti të shpallim thirrjet me qëllim që të mund të subvencionojmë normat e interesit për familjet e reja, për profesionistët të rinj, për të rinjtë dhe të rejat të cilët kërkojnë një apartament dhe duan të strehohen me një kosto më të ulët. Do të ketë një numër apartamentesh të cilat janë do të jenë me zero interes, apartamente me vlera dhe me sipërfaqe të vogla. Gjithashtu do të ketë një numër kredish të vëna në dispozicion për çiftet e reja, dhe për ata që kanë tashmë një familje në të cilat neve do të subvencionojmë normën e interesit deri në 3%.
Gjithashtu do të fillojmë një program i cili do të subvencionojë qiranë, për qira të cilat kanë një tavan të përcaktuar. Ne do të subvencionojmë gjysmën e qerasë pasi pa diskutim, strehimi është një nga çështjet që më së shumti shqetëson të rinjtë dhe të rejat dhe siç thashë ne kemi ndërtuar një buxhet i cili në 360 gradë suporton familjet, suporton çiftet e reja, suporton rritjen e të ardhurave të në dispozicion të familjeve të reja”, tha ministrja Ibrahimaj.
Lajmi kryesor: