E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Gjermani përurohet teknologjia e fundit “4G”



Këtë javë “Deutsche Telekom” përuroi stacionin e parë “4G” në Gjermani i cili ndodhet në Brandenburg dhe është në funksionim të plotë. Kur kompanitë prodhuese të hedhin në treg aparatet me teknologjinë “4G”, abonentët do të kenë në shtëpi akses interneti falë teknologjisë së re. Drejtori i përgjithshëm i “Deutsche Telekom”, Rene Obermann, deklaroi se, “në ‘Deutsche Telekom’ jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë tona. Internetin e shpejtë, në proces të vazhdueshëm, po ua mundësojmë si individëve, ashtu edhe organizatave. Ndaj në vitet që vijnë do të investojmë në rrjete edhe më të fuqishëm”. Sistemi i ri siguron gjerësi bande prej të paktën 2 megabit në sekondë (Mbps). Abonentët e rrjetit “4G” përfitojnë lundrim të shpejtë në internet, dërgim të menjëhershëm të materialeve të mëdha nëpërmjet postës elektronike, video-konferencë në internet, etj. Rrjeti “4G” është realizuar nëpërmjet teknologjisë inovative “LTE”. Përsa u përket këtyre zhvillimeve, “Deutsche Telekom” bashkëpunon me furnitorët e pajisjeve për rrjete “Huawei” dhe “Nokia Siemens Netëorks”. “Deutsche Telekom” planifikon të vazhdojë sistematikisht zgjerimin e rrjetit, në mënyrë që shërbimin “4G” ta ofrojë në territore sa më të gjëra.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›