Në Ksamil nuk ka rritje çmimesh, menaxherët e hoteleve: Është rritur cilësia e shërbimeve

Rritja e numrit të vizitorëve në Ksamil ka nxitur investitorët vendas dhe të huaj që të investojnë kryesisht në fushën e hotelerisë, por edhe restoranteve.
Tashmë bizneset që funksionojnë në Ksamil krahasohen me ato të vendeve europiane si nga standartet ashtu edhe nga shërbimi.
Krahas rritjes së numrit të vizitorëve, këtë vit administratorët e bizneseve shprehen për Radio Televizionin Shqiptar se rritje nuk ka patur në çmime. Ata pohojnë se kanë ruajtur çmimet që kanë patur vitet e kaluar për të mos ndikuar negativisht kjo tek fluksi i vizitorëve.
“Nuk është e vërtet që janë rritur çmimet, pasi janë të njëjta me vitin e kaluar. Kjo duket edhe nga fluksi i turistëve”, u shpreh menaxherja Enxhi Reci.
“Çmimet janë të njëjta si një vit më parë. Çmimet e shezlongëve variojnë nga pozicionet”, tha menaxheri Arti Mema.
Administratoret janë munduar që këtë vit të rrisin edhe cilësinë e shërbimeve për të afruar në Ksamil më shumë vizitorë.
Gazetare: B. Gjyli
/rtsh.al/