E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratestimi i Letersise, te premten ne te gjitha shkollat Luljeta Ndoka

Te premten, me 27 prill, do te zhvillohet paratestimi i pare i Matures Shteterore. Drejtoria Arsimore e Tiranes ka njoftuar te gjitha strukturat qe te bejne pergatitjet, ndersa tezen do ta pergatise pikerisht kjo strukture ne varesi te Ministrise se Arsimit. Paratestimi do te zhvillohet ne lenden e Gjuhe-Letersise dhe do te bazohet ne programet orientuese qe kane marre maturantet ne duar qe prej dy muajsh. Duke u njohur paraprakisht me nivelin e nxenesve, hartuesit e testeve do ta kene me te lehte per te zgjedhur pyetjet e duhura, ne menyre qe te mos i rendojne me shume se duhet. Udhezimi pritet te dergohet keto dite ne te gjitha gjimnazet. "Paratestimi do te ndihmoje ne orientimin e nxenesve ne lidhje me temat dhe llojet e pyetjeve qe mund te bien ne provimet e Matures", - sqarojne burime prane Drejtorise Arsimore te Tiranes. Keto vleresime do te orientojne edhe ekspertet e testeve ne lidhje me shkallen e veshtiresise se pyetjeve qe do te bien ne teze. Pyetjet qe do te permbaje testi perfundimtar u pergjigjen tri niveleve te veshtiresive. Ato nisin duke filluar nga dijet me te thjeshta, per te perfunduar te pyetjet me te veshtira, qe jane per nxenesit e shkelqyer. Me se shumti, nxenesit do te pyeten mbi ceshtjet baze te gjuhes dhe letersise. Eshte konfirmuar nga Ministria e Arsimit se rreth 80 per qind e pyetjeve te testit final do te merren nga programet orientuese qe jane shperndare per te gjitha lendet. Nga sa pohojne ekspertet e Ministrise se Arsimit, per here te pare kete vit do te shkohet drejt tezave integrale per provimin. "Do te rishikohet struktura e pyetjeve, ne menyre qe te mos kete pyetje me alternativa shabllone, per te cilat maturantet te zgjedhin pergjigjen e sakte pa u menduar", - thone specialistet e Ministrise se Arsimit. Krahasuar me vitet e shkuara, maturantet do te kene me pak kohe ne dispozicion gjate testimit. Kete vit eshte menduar qe kohezgjatja e cdo provimi te jete 1 ore e 30 minuta. "Por, pavaresisht se koha eshte me e paket, mbi bazen e saj do te pershtaten edhe tezat. Prandaj, maturantet te jene te qete, pasi do te kene kohen e mjaftueshme per t'iu pergjigjur te gjitha pyetjeve", - thone specialistet e Ministrise se Arsimit. Pyetjet do te jene per tre nivele nxenesish. Perkatesisht 40 per qind e tezes per nxenesit e dobet, 40 per qind e tezes per nxenesit mesatar dhe te mire dhe 20 per qind per nxenesit shume te mire. "Secila kategori ka pyetjet e veta dhe kjo strukture behet per te ndihmuar maturantet, jo per t'i penguar ata", - thone specialistet e MASH-it. Per te rritur saktesine e vleresimit te testeve, jane marre masa qe cdo pergjigje testi t'i nenshtrohet vleresimit te dyfishte. Testet kodifikohen dhe shpallja e rezultateve behet jo me vone se 10 dite pas cdo provimi te matures. Maturantet duhet te paraqiten ne shkolle nje ore perpara fillimit te provimit. Kandidatet qe dorezojne testin e provimit perpara kohes se caktuar, nuk duhet te dalin nga klasa. Maturantet nuk hyjne ne provim, nese nuk jane ne listat e AVA-s, apo nese nuk kane mjet identifikimi. Ata, gjithashtu, nuk do te lejohen te nisin testimin, ne rast se kane telefon celulare me vete, apo cdo mjet tjeter identifikimi.

Formulari A2, kush e ploteson

Sipas manualit te maturantit, formularin A2 e plotesojne vetem nxenesit qe kane kaluar ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. "Cdo maturant mbetes (me note te shkallezuar me te ulet se 4.51 ose te rrumbullakosur 5, qofte edhe ne nje nga provimet), ka te drejten e riprovimit te lendes ne vitet e ardhshme shkollore", - thuhet ne manual. Sipas tij, vetem pasi te jete vleresuar kalues, maturanti pajiset me diplome dhe mund te konkurroje per programet e studimit te arsimit te larte. Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve te Nxenesve, do te afishoje ne shkolla listat me emrat e te gjithe maturanteve. Secili prej tyre ka nje kod identifikimi (ID). "Kontrolloni saktesine e te dhenave dhe mbani mend kodin tuaj", - keshillojne specialistet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›