E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim nga GJKKO, ekstradohet nga Dubai një person

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pritet të ekstradohet sot nga Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Konkretisht sipas njoftimit të policisë pritet të ekstradohet shtetasi A. Sh., alias D. Sh.

Sipas policisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pas mbërritjes së këtij shtetasi do të ketë një njoftim të plotë për median.

/m.q//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›