E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë, nis punën Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Ka nisur punën sot në Tiranë Forumi dyditor i Investimeve Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor.

Në ceremoninë e hapjes mbajtën fjalë përshëndetëse Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Kemi ambicien që këtë forum ta kthejmë në një takim të përvitshëm”, u shpreh Rama.

Ngjarja, e mbështetur nga Komisioni Europian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë investimet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Forumi mbledh përfaqësues të lartë qeveritarë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare dhe kompani nga BE-ja e më gjerë.

Ky event shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët evropian, duke trajtuar tema si zhvillimi i infrastrukturës, tranzicioni i gjelbër e digjital dhe fuqizimi i sektorit privat.

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”, agjenda

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›