E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim për prodhim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, dy të arrestuar në Vlorë

DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë;
* Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›