E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në prag të 91-vjetorit, Judi Dench tregon betejën me sëmundjen e syve

LONDËR, 30 nëntor /ATSH/ – Aktorja legjendare britanike Judi Dench ka folur hapur për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, duke treguar vështirësitë që po përjeton si pasojë e degjenerimit të avancuar të makulës – një sëmundje e syrit që çon në humbje progresive të shikimit.

Dench, e cila më 9 dhjetor mbush 91 vjeç, ka deklaruar se tashmë nuk është më në gjendje të lexojë, të shikojë televizor apo të njohë fytyra, madje as të njerëzve të saj më të afërt. Ajo ka theksuar se shpesh mund të dallojë vetëm silueta dhe orientimi në hapësirë është bërë gjithnjë e më i vështirë.

Aktorja ka treguar se për shkak të gjendjes së saj nuk mund të dalë më vetëm nga shtëpia, pasi rrezikon të pengohet ose të rrëzohet, duke pasur gjithmonë nevojë për shoqërim. Sëmundja i është diagnostikuar prej vitesh, por kohët e fundit shikimi i saj është përkeqësuar ndjeshëm.

Pavarësisht vështirësive, Dench ruan forcën shpirtërore dhe vazhdon të ndajë publikisht përvojën e saj, si një mesazh ndërgjegjësimi për rëndësinë e shëndetit të syve dhe mbështetjes për personat me probleme të shikimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›