E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prag të ndërrimit të viteve, Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, në prag të ndërrimit të viteve, shtroi drekë me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre, që frekuentojnë çdo ditë qendrat sociale.

Ristani përcolli edhe një falënderim special për stafin mësimor për punën e bërë gjatë gjithë vitit. Ajo uroi për një vit të ri sa më të bukur bashkë me familjarët e tyre.

“I urojmë të gjithë zyshave, gëzuar Vitin e Ri! Shumë faleminderit për punën tuaj! Përveç zyshave, një falënderim special për të gjithë mamat që i shoqërojnë. Të gjithë ata të shtëpisë, që ju duan kaq shumë sa zyshat këtu dhe mezi presin që ju të kënaqeni këtu.

Nëse ju kënaqeni këtu, dhe silleni mirë, dhe i doni njëri–tjetrin dhe zyshat, dhe ata janë shumë të lumtur. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bëni për Vitin e Ri. Unë dua që të gjithë të kaloni një vit të bukur. Gëzofshi shumë me familjet tuaja!”, tha në fjalën e saj Ristani.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›