E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prag të ndërrimit të viteve, ambasada e SHBA-së në Tiranë: Gëzuar Vitin e Ri, partneriteti ynë vazhdon të forcohet

Në prag të ndërrimit të viteve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke vënë theksin te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen.

Përmes një deklarate publike, selia diplomatike bëri një bilanc të vitit që po mbyllet, duke nënvizuar se “partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta”.

Si një nga momentet më kulminante dhe domethënëse të vitit, Ambasada veçoi vizitën historike të anijes komanduese USS Mount Whitney në brigjet shqiptare.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›