E Martë, 3 Nëntor 2026

“Në takimin madhështor me Kryeministrin e ardhshëm”, Balliu merr Stresin për të shpërndarë ftesat

Drejtuesi politik në Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, ka zgjedhur Stresin ditën e sotme për të shpërndarë ftesat për takimin e së mërkurës në Njësinë 14, ku i pranishëm do të jetë edhe Sali Berisha.

Siç dihet, reperi Stresi është një mbështetës i flaktë i PD-së dhe këtë e ka deklaruar hapur, madje shihet shpesh në mitingje apo fushata elektorale.

Postimi i Klevis Balliut:

Sot bashkë me të paparin Stresin, shpërndamë ftesat për banorët e njësisë 14 për të na u bashkuar:

Të mërkurën në datën 30

Në orën 19:00

Tek sheshi i Ozonit, në një takim madhështor me Kryeministrin e ardhshëm Sali Berisha”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›