E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani pret ambasadorin e ri të Spanjës: Mirënjohës për mbështetjen në rrugëtimin drejt BE-së

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i uroi sot mirëseardhjen ambasadorit të ri të Spanjës në vendin tonë Gabriel Cremades Ventura.

Kryediplomati ndau në rrjetet sociale një foto me ambasador Cremedes, duke theksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

“Mirë se vini në Tiranë Ambasador Cremades! Urimet më të mira për një rrugëtim diplomatik të suksesshëm në Shqipëri.

“Jemi gjithnjë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe të vendosur për forcimin më tej të marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes të ndërsjellë”, nënvizoi Hasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›