E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë-Putin: Tani topi është në fushën e Perëndimit dhe Kievit

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot tani topi është plotësisht në anën e Perëndimit dhe Kievit për bisedimet mbi përfundimin e luftës në Ukrainë, duke lavdëruar përparimet e fundit ushtarake të Moskës dhe duke kërcënuar në të njëjtën kohë.  

Gjatë konferencës së tij vjetore të fundvitit – një traditë e 25-vjeçarit të tij në pushtet – Putin u tha rusëve se Moska është e vendosur të vazhdojë në Ukrainë, duke mbajtur një ton të sigurt.73-vjeçari përsërit vazhdimisht se Moska do të marrë me forcë pjesën tjetër të tokës ukrainase që e ka shpallur ruse nëse bisedimet dështojnë.

Putin tha se nuk ndihej personalisht përgjegjës për dhjetëra mijëra viktimat që nga fillimi i ofensivës së Moskës, që është bërë konflikti më i keq në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne nuk e filluam këtë luftë”, tha ai duke përsëritur narrativën e shpeshtë të Moskës gjatë konfliktit: Ne nuk e konsiderojmë veten përgjegjës për humbjet e jetëve njerëzore

Putin urdhëroi sulmin e plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke dërguar trupa dhe tanke drejt Kievit.

Gjithashtu, ai mohoi se po zvarrit bisedimet për zgjidhje dhe se po refuzon propozimet – duke pretenduar se Moska kishte pranuar “disa kompromise”, por – pa dhënë detaje.

“Topi tani është plotësisht dhe krejtësisht në anën e kundërshtarëve tanë perëndimorë… së pari presidentit ukrainas dhe sponsorëve të tyre evropianë,” tha Putin.

Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe evropianët po rafinojnë një propozim të paraqitur fillimisht nga Uashingtoni muajin e kaluar, që shumë e shihnin si plotësim të shumicës së kërkesave kryesore të Moskës për përfundimin e konfliktit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›