E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka fitues në Vlorë, Flamurtari e Teuta bëjnë “paqe”

Është mbyllur në barazim 2-2 sfida e luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Teutës, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në stadiumin “Flamurtari” ishte skuadra durrsake që zhbllokoi sfidën me anë të Boçit sapo kishin kaluar 20 minuta lojë. Vlonjatët u përpoqën me forca të shumta që të reagonin, ndërkohë që u rrezikuan jo pak nga kundërsulmi i Teutës.

Në pjesën e dytë nuk mungoi dhe tensioni ndërsa në minutën e 68-të ndeshja u ndërpre për shkak të disa tifozëve vlonjatë që u futën në fushën e lojës. Pas disa minutash ndërprerje, me boshatisjen e tribunës nga tifozët, ndeshja rifilloi përsëri.

Skuadra vlonjate arriti të vendosë barazpeshën me një gol të Chantakis, ndërsa në fundin e takimit kaloi në avantazh me anë të Oshafit.

Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar dhe skuadra durrsake arriti të gjejë golin e barazimit në shtesë me anë të Jazxhi për një barazim përfundimtarë 2-2.

Pas kësaj sfide, Teuta mban vendin e 5-të në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Flamurtari në vend të 9-të me 14 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›