E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nën akuzë për pastrim parash, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abdule është paraqitur këtë të mërkurë (15 tetor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kujtojmë se më 22 korrik SPAK i komunikoi biznesmenit akuzën e pastrimit të parave në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, në ambientet e Bashkisë së Tiranës, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›