E Martë, 3 Nëntor 2026

Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur të mbajë në fuqi masën e sigurimit ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shërbimi publik” ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika, i cili është nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas vendimit, pezullimi nga detyra i të pandehurit Lika konsiderohet i domosdoshëm për mbarëvajtjen e hetimeve, për të shmangur ndikimin e tij të mundshëm në procesin hetimor apo te vartësit në institucionin që drejtonte.

Masa ndaluese u vendos pas verifikimeve paraprake të Prokurorisë, që dyshon se Hazbi Lika ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës në ushtrimin e funksioneve të tij si drejtues i DRAP Durrës.

Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës brenda pesë ditëve.

/m.q//r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›