E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanyahu jep dritën jeshile për futjen e ndihmës humanitare “bazike” në Rripin e Gazës

Benjamin Netanyahu foli për presionin e ushtruar ndaj tij , i cili arriti “kufirin”, me qëllim që të lejonte rifillimin e ndihmës për Gazën , në një video të postuar në X.

“Senatorët që unë i njoh si mbështetës të Izraelit… vijnë tek unë dhe thonë: ‘Ne do t’ju japim të gjithë ndihmën që ju nevojitet për të fituar luftën… por nuk mund të pranojmë imazhe të urisë [në Gaza]“, thotë Netanyahu .

Derisa të krijohen qendrat e shpërndarjes dhe të sigurohet që kjo ndihmë të qëndrojë larg Hamasit , Netanyahu theksoi se Izraeli duhet të ofrojë ndihmë minimale për Rripin e Gazës në mënyrë që të shmanget uria masive midis popullatës civile.

“Për të përfunduar fitoren tonë, për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet, nuk mund të arrijmë në një pikë urie”, thotë ai, duke iu përgjigjur kritikave të forta për vendimin e tij për të rifilluar ndihmën humanitare, e cila ishte pezulluar që nga fillimi i marsit.

Netanyahu më pas shpjegoi se Izraeli fillimisht lejoi ndihmë minimale për Gazën gjatë luftës, por ndaloi dërgesat kur zbuloi se Hamasi po i shfrytëzonte furnizimet. Në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Izraeli ka miratuar një metodë të re shpërndarjeje që përfshin qendrat e ndihmës të siguruara nga IDF, me qëllim bllokimin e aksesit të Hamasit.

/vizionplus.tv

עדכון חשוב ממני אליכם >> pic.twitter.com/8dPElxklZc

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) May 19, 2025

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›