New York, plagosen 6 persona me thikë, arrestohet i dyshuari

Frika është rikthyer në Nju Jork dhe në Manhattan, ku miliona turistë e vizitojnë. Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në stacionin hekurudhor në Manhattanin e poshtëm, ku si pasojë e një sulmi me thikë, gjashtë persona u plagosën. Raportohet se autori i dyshuar u arrestua dhe personat e plagosur ndodhen në spital, ndërsa vetëm një prej tyre ndodhet në gjendje kritike.
Ndërkohë, në stacionin e trenave Penn (Pennsylvania Station), një qendër kryesore e transportit të qytetit, autori raportohet për aktin e dhunshëm pikërisht në Nju Jork. Pritet finalja e madhe e NBA-së, por rrjeti televiziv CBS citon se goditja me thikë ishte një ngjarje e rastësishme dhune.
Detaje nuk janë publikuar mbi motivin e sulmit, por incidenti ndodhi pak metra larg një prej metrove kryesore, Madison Square Garden, aty ku do të zhvillohet finalja New York Knicks dhe San Antonio Spurs, dhe ku Donald Trump do ta ndjekë ndeshjen.
Prania e Donald Trump në finalen e madhe të NBA ka shtuar masat e sigurisë në zonë, por edhe të agjentëve të Shërbimit Sekret, Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe agjencive të tjera federale dhe lokale.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e cilësoi sulmin të papranueshëm. Hetuesit nuk kanë sqaruar ende motivin e sulmit, por nga informacionet e deritanishme dyshohet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.
/RTSH/