E Martë, 3 Nëntor 2026

Kalaja e Drishtit, megjithëse mungojnë investimet monumenti vizitohet nga turistët

E ndërtuar në shekullin e 13-të si një qendër bizantine, Kalaja e Drishtit është ndër të vetmet që ende jetojnë familje. Ndonëse gjendja ku ndodhet nuk ka nevojë për shumë komente sërish ky monument kulture tërheq interesin e turistëve për ta vizituar.

Arben Buhaj jeton sëbashku me familjen e tij brenda kalasë. Ai bën udhërrëfyesin për të gjithë turistët që dëshirojnë të vizitojnë kalanë e Drishit dhe zonën përreth.

Turistët thotë Arbeni janë të interesuar për tu njohur me historinë dhe bukuritë e Drishtit .

“Turistët kanë më shumë qejf të dali në kala.Ka edhe vende të tjera për t’u vizituar sikurse kishat, por më shumti preferojnë kalanë”, thotë ai.

Zona e Drishtit njihet për rëndësinë e saj ekonomike dhe kulturore që në kohët e hershme. Duke u mbështetur në gërmimet arkeologjike mendohet se Drishti ka themel ilir ose romak.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›