E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga burgim i përjetshëm në 35 vite/ Gjykata e Apelit Tiranë zbut dënimin për autorin e vrasjes së efektivit Novruz Cenalia

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar vendimin për autorin e vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier Novruz  Cenalia. Autori i krimit Azgan Mërnica sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë i dhënë dje përfiton zbutjen e dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg për vrasjen e policit, raportoi gazetarja Laureta Roshi. 

Gjykata e Fierit më 30 korrik 2025 e dënoi Mërnicën me burgim të përjetshëm mbi rrethanat dhe prova renduese me tre akuza “vrasje e Punonjësit të Policisë së Shtetit”, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 rreth orës 13:30 në fshatin Baltëz të Fierit në rrugën ku banonte familja Cenalia.

Autori i vrasjes Azgan Mërnica, nga fshati Sulaj në makinë me nënën e tij qëlloi mbi efektin Novruzi Cenalia vetëm se ky i veshur me uniformë i kërkoi të hapte krahun dhe e këshilloi të ulte shpejtësinë në zonën e banuar për mënyrën e rrezikshme të drejtimin të mjetit.

Sipas prokurorit të çështjes Denis Hyka, pas reagimit të ashpër verbal, Mërnica 23 vjeç ka nxjerr armën nga çanta që kishte në krah dhe ekzekutoi Novruz Cenalian, efektivin me uniformë në krye të detyrës.

Novruzi Cenalia ishte 28 vjeç kur u ekzekutua nga Azgan Mërnica dhe kishte tre vite që shërbente me devotshmëri dhe korrektesë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›