Zjarri përfshin pyjet në Bulqizë, era favorizon përhapjen e flakëve, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë

Një zjarr ka përfshirë disa hektarë pyje në njësinë administrative Zerqan, mbi fshatin Sopot, në Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët po përhapen me shpejtësi të madhe, të favorizuara edhe nga era, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, kryesisht me drurë lisi dhe dëllinje.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, pasi zona e prekur ndodhet larg qendrave të banuara.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për izolimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.