E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga kazma në timonin e kamionit, sot në karrocë: historia prekëse e kamionistes së parë të Gramshit

Me vetëm 4 klasë shkollë, ajo nisi punën që në moshën 13-vjeçare me kazmë në dorë. Në moshën 17-vjeçare u bë komuniste, ndërsa vetëm një vit më vonë mori detyrën e brigadieres. Më pas ndoqi një shkollë njëvjeçare në Shkodër për revizore, duke dëshmuar vullnetin dhe përkushtimin e saj për punë.

Por sfidat nuk ndalën me kaq. Në moshën 24-vjeçare, në vitet e komunizmit, ajo u ul në timonin e një kamioni, duke u bërë një nga gratë e para kamioniste dhe pionierja e këtij profesioni në Gramsh.

Sot, pas një jete plot sakrifica, punë dhe përballje me vështirësitë, zonja ndodhet e paralizuar prej 5 vitesh në një karrocë. Ajo rrëfen historinë e saj të jashtëzakonshme dhe apelon për ndihmë, me shpresën për të siguruar një karrocë elektrike që do t’i mundësonte të lëvizte dhe të shihte edhe një herë qytetin e saj të dashur.

Ndiqni historinë e plotë në emisionin “Përtej Traditës”, sot në orën 18:00, në televizionin Fax News, nga gazetari Shkëlzen Henkoja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›