E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sonte do të darkojmë në shtrat” në Gjirokaster, komedia me regji të Kiço Londos mesazhe mbi marrëdhëniet njerëzore

Të qeshura pafund dhe situata plot humor në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër. Komedia e vënë së fundmi në skenë solli historinë e një çifti bashkëshortor, sekretet e të cilëve kthehen në një rrëmujë komike me keqkuptime dhe situata të papritura.

Nën regjinë e Kiço Londos, shfaqja mbajti të mbërthyer publikun artdashës, duke përcjellë jo vetëm humor, por edhe mesazhe mbi marrëdhëniet njerëzore dhe pasojat e gënjeshtrave.

Për aktorët, skena e teatrit mbetet një hapësirë e veçantë, ku energjia dhe emocionet ndahen me publikun në çdo shfaqje.

Teatri “Zihni Sako” vijon të mbetet një nga qendrat më aktive të jetës artistike në qytet, duke sjellë vazhdimisht shfaqje që tërheqin publikun dhe e mbajnë gjallë dashurinë për artin skenik.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›