E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndarja e bonusit të fundvitit, pensionistët i drejtohen sporteleve të postës

Sot nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.  Të moshuarit mund ta tërheqin shpërblimin në pikat e Postës Shqiptare në ditën kur marrin edhe pensionin mujor.

Në rastet kur bonusi nuk tërhiqet brenda dhjetorit, pensionistët kanë afat deri në 30 qershor të vitit 2026 për ta marrë atë. Pas kësaj date, ky shpërblim nuk mund të merret më.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, pensionistët që marrin pension mujor deri në 20 mijë lekë, përfitojnë shpërblim 15 mijë lekë.

Ndërsa pensionistët me pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj, do të marrin bonusin prej 10 mijë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›