E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i Bypassit të Elbasanit/ Karakaçi: Kosto, rreth 240 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit. Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi tha se ky projekt ka një vlerë prej 240 milionë eurosh.

Ndërhyrja parashikohet të ndikojë direkt në uljen e trafikut në këtë rrugë sidomos përgjatë sezonit turistik.

Projekti vlerësohet i rëndësishëm për  lidhjen  më shpejt me juglindjen e vendit pasi në këtë segment qarkullojnë rreth 30 mijë automjete në ditë në periudha të ngarkuara.

Në fazë prokurimi tashmë është edhe segmenti deri afër Peqinit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›