E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis protesta e 23-të radhazi në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë po zhvillojnë këtë të diel protestën e 23-të radhazi në Tiranë, duke vijuar kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime të thella në drejtimin politik të vendit.

Protestuesit kanë nisur të mblidhen në Sheshin Skënderbej, nga ku më pas pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Në shesh dëgjohen thirrje si “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Shqipëria nuk shitet”.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protesta nuk ka vetëm si qëllim largimin e kryeministrit, por edhe kërkesën për ndryshime në klasën politike që ka drejtuar vendin ndër vite.

Qytetarët shprehen se pakënaqësitë lidhen me korrupsionin, koston e jetesës, emigracionin, çështjet ekonomike dhe mungesën e besimit tek institucionet. Ndërkohë, protesta e sotme shënon ditën e 23-të radhazi të mobilizimit qytetar në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.

Marshimi drejt Kryeministrisë pritet të zhvillohet gjatë orëve në vijim, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në zonat kryesore të kryeqytetit për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›