E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rimbursimi për 34.263 individë me fëmijë në ngarkim nga DIVA 2025

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Administrata Tatimore ka nisur procesin e rimbursimit për 34.263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025) dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.

Sipas njoftimit, pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga individët përfitues, ndërsa procesi bazohet në deklarimin korrekt të të ardhurave personale vjetore për vitin 2025.

Administrata Tatimore bën të ditur se kjo masë synon mbështetjen e familjeve përmes lehtësive fiskale dhe kthimit të detyrimeve të mbipaguara tek qytetarët.

Sipas saj, rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim përfaqëson një politikë që ndihmon në përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe njëkohësisht nxit deklarimin e saktë të të ardhurave.

Në njoftim theksohet gjithashtu se procesi pasqyron angazhimin për një administratë tatimore moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve të deklarojnë saktë të ardhurat, duke theksuar se deklarimi korrekt u jep të drejtën për të përfituar nga rimbursimet dhe lehtësitë fiskale të parashikuara.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›