E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis rinumërimi për Fierin/ Hapen 587 kuti votimi në të gjithë qarkun

Sot ka nisur rinumërimi për Fierin, me kërkesë të PD dhe me vendimin e KAS. Në këtë proces, do të rinumërohen 587 kuti votimi për të gjithë qarkun, i dyti më i madhi në Shqipëri.

Gazetari Andon Kello raporton se nga 6 kutitë e para të rinumëruara, PS i janë shtuar 5 vota padrejtësisht, 1 votë do t’i hiqet PD ndërkohë do i shtohen dy vota PSD.

Në këtë qark luhet mes mandatit të fundit mes PS dhe Koalicionit Shqipëria Bëhet ku i duhet dhe 18 vota. Gara në listën e PS është mes Zegjine Caushit dhe Maldrina Bardhos ku diferenca është 64 vota.

Rinumërimi pritet të ndodhë për 4 ditë, edhe pse kërkuesi pra PD nuk është fare në këtë garë.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›