E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis trajnimi i mësuesve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Ka nisur trajnimi i mësuesve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional, një nismë që synon forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale dhe rritjen e cilësisë së procesit mësimor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se seancat trajnuese po zhvillohen me pjesëmarrje të lartë dhe përkushtim maksimal nga mësuesit në të gjithë vendin.

Ajo vlerësoi gjithashtu angazhimin e mësuesve dhe pedagogëve të universiteteve, të cilët po kontribuojnë në zhvillimin profesional të komunitetit të arsimit.

“Mirënjohje për mësuesit tanë dhe për pedagogët nga universitetet për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së procesit mësimor”, theksoi ministrja.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional synon të mbështesë mësuesit përmes trajnimeve dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kompetencave profesionale, duke e konsideruar forcimin e rolit të tyre një element të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

1 nga 10

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›