E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis zbatimi i gjobave për protestuesit, ndëshkohen 36 persona për bllokimin e rrugës

36 protestues që dolën ditën e djeshme në tubimin para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit janë gjobitur nga policia.

Ndaj tyre janë plotësuar procesverbalet dhe janë dënuar me 5 mijë lekjë të reja gjobë, për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Njoftimi i policisë:

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Reklamë

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›