Një prej makinave drejtohej nga një shtetas i huaj, 6 të plagosur/ Detaje të reja nga aksidenti në “Rrugën e Kombit”

Policia e Shtetit jep detaje të reja nga aksidenti i mesditës së sotme në Rrugën e Kombit.
Sipas policisë, 6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së njohur si Ura me Harqe.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mini Cooper” dhe një mjet tip “Golf 6”, të cilat janë dëmtuar ndjeshëm si pasojë e impaktit. Një prej automjeteve drejtohej nga një shtetas i huaj.
“Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njofton Policia.