E Diel, 1 Nëntor 2026

Theu masën “arrest shtëpie”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin.

Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe ër 34-vjeçarin, i cili kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij”, njofton policia.

Në pranga ra shtetasi i K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.

Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.

Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›