E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu i vitit 2011

Ne rubriken e hapur nga gazeta lsquoTema per njeriun e vitit 2011 ka nje votim interesant deri mbreme vone. Ne krye jane kater viktimat e qeverise shqiptare gjate demonstrates se 21 janarit Aleks Nika Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi qe kryesojne me 36 per qind te votave ose 1261. Pasohen nga Edi Rama me 15 per qind ose 538 vota dhe me tej vijojne nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu kryeministri Sali Berisha ishministri
Dritan Prifti europarlamentarja Tanja Fajon kreu i Vetevendosjes Albin Kurti kolegu Artan Hoxha pedagogia Flora Hanelli dhe ne fund presidenti Bamir Topi.

Po ckane bere per te qene ne 10 me te votuarit
Kater demonstruesit e vrare mbremjen e 21 janarit nuk bene asgje vec se shkuan ne proteste. Ishin 4 nga qindra mijerat qe ate dite ishin ne shesh perpara selise se qeverise dhe u vrane pabesisht edhe pse ishin me duar ne xhepa dhe sperbenin asnje kercenimin as per godinen as per kolltuqet e qeverise. Por ata u vrane se duhej vrare shpirti i rebelimit sic edhendodhi. Ata po u lene 10 jetimeve te tyre nje fitore morale te pakten. Rama nuk ka bere ndonje gje pervec librit te radhes duke marre neper goje gjithe dynjane sepse per te tjerat opozita ishte po ajo e vitit 2010 mos me keq. Spahiu po ka bere ca mitingje i ka prekur shqiptaret atje ku edhe nuk mbajne te ndjenja e semure nacionaliste dhe me ate rast u bie te gjitheve vecnerisht qeverise. Berisha nuk beri gje vec cimentimit te pushtetit edhe me tej dhe u tha shqiptareve publikisht qe te punojne sa me shume per familjen time. Prifti i beri gjemem LSI-se me ate videon. Fajoni na ndihmoi qe prej 15 dhjetorit 2010 te leviznim pa viza ne BE. Kurti pasi u be deputet sikur ra pak squllet nga levizja qe ia dha shendet e pare. Kolegu Hoxha ishte nje hap para gazetareve te tjere duke nervozuar edhe pushtetin qe e kercenoi per shpjegimet e vrasjeve gardiste te 21 janarit. Pedagogia Flora ishte ajo gruaja qe u ngrit ne mes te takimit per fushaten e bashkise dhe i tha Lulzim bashes Vrases duke e akuzuar per 21 janarin. Ndersa ne fund Topi qe mos e pafte syri i keq tha ndonje fjali pervec asaj standarde Une flas vetem me dekrete duke thene madje se edhe mund te beje nje parti.
Po Kastriot Islami Kemi harruar deputetin disidentin dashnorin e perjetshem te PS-se ate qe pas asaj lufte dhemb per dhemb me Edi Ramen dje e perjashtuan nga partia.
Nuk ka vend
Hiqni ata te katert nga kreu. Viktima ata te Rames sipas Berishes viktime edhe ky. Te eleminuar ata ne emer te pushtetit me cdo kusht te Rames sipas Berishes i eleminuar edhe ky. Ne fund te fundit ckuptim ka viti 2011 pa Islamin
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›