E Hënë, 2 Nëntor 2026

Njihen diplomat e rehabilitimit, studentët tashmë mund të punojnë pa asnjë pengesë

Diplomat në programin “Shkenca Rehabilitimi”, në Universitetin e Sporteve, tashmë përfshihen në listën e specialiteteve për profesionin e fizioterapistit.

Pas miratimit të ndryshimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, këto diploma njihen zyrtarisht.

Në tre vitet e fundit akademike, në fakultetin e shkencave të rehabilitimit janë diplomuar 72 studentë të cilët deri më tani nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionin.

Ky vendim u jep mundësi atyre të regjistrohen në urdhërin e infermierit dhe të ushtrojnë profesionin në mënyrë të ligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›