E Martë, 3 Nëntor 2026

Noka, takime në Korçë: Programi ekonomik i PD do të ringjallë tregjet

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Ekonomia është në qendër të takimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Në Korçë Noka takoi tregtarë si edhe konsumatorë.

Bashkë me drejtuesin politik të Korçës, Ivi Kaso, kandidatë dhe drejtuesit e këtij qarku, Noka vuri theksin te programi ekonomik i PD, i cili me votën e shqiptarëve do të ringjallë tregjet, rrisë konsumin, rrisë prodhimet dhe mbajtur në këmbë produktet e fermerëve.

“Sistemi fiskal i aplikuar nga Rilindja ka rrënuar fermerin. Çmimet që biznesi shet fruta perimet nuk janë konkurruese me çmimet që sjell importi. Ballkani i hapur si politikë ekonomike e Edi Ramës, e ka varrosur biznesin vendas, ka varrosur fermerët shqiptarë. Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese. Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat. Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë zero taksime. Do të krijohet prodhimi ‘Made in Albania’, për të konkuruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar”, tha Noka.

“Ky është vizioni i Partisë Demokratike. Ky është një premtim për qeverisjen e Partisë Demokratike, pas 11 majit. Të gjithë fermerët siç e patë, na dhanë fjalën. Do të votojnë 1-shin. Edhe tregtarët po ashtu, premtojnë që do të votojnë 1-shin, si zgjidhje për ta, për ekonominë e tyre, për familjet e tyre, për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në Korçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›