E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk jam perfekt”, Klodian Braho tregon pikën e dobët dhe pikën e fortë

“Nuk mendoj që jam perfekt, si çdo njeri”. Kështu është përgjigjur prokurori Klodian Braho, teksa është pyetur për pikën e tij të dobët dhe të fortë.

“Nuk mendoj që jam perfekt. Kam edhe unë të metat e mia si çdo njeri. Si pikë të fortë do përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në hetimet e veprave penale të lidhura me korrupsionin. Kam pasur qetesi dhe maturi në hetime.

Pika ime e dobët, prokuroria nuk ka qenë më parë siç është sot. As ne nuk kemi qenë të përgatitur për komunikim dhe vëmendje publike. Do i kushtoij një rëndësi, si pikë të dobët, informimin me publikun dhe me median”, tha Braho.

I pyetur më tej se ԭfarë do të merrte nga dy drejtuesit e mëparshëm, nëse do zgjidhej në krye të SPAK, Braho tha:

“Nga Dumani do merrja proaktivitetin dhe vendosmërinë. Nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›