E Diel, 1 Nëntor 2026

“Xixëllonjë”, një emocion 30 vjeçar në Festivalin e Këngës. Gili: Kjo këngë ka qenë aq e fortë sa më ndriti në gjithë rrugëtimin tim muzikor

Në Natën Nostalgjike të Festivalit të 64-t të Këngës, Kleansa dhe Gili rikthyen hitin e njohur “Xixëllonjë”, një këngë që për Gili-n ka shënuar fillimet e karrierës së saj muzikore.

Gili shprehu emocionet e saj që e këndonte këtë këngë në skenën e Festivalit të Këngës 30 vite pas.

“30 vite nga këndimi i saj, kjo këngë ka qenë aq e fortë sa më ndriti në gjithë rrugëtimin tim muzikor. Faleminderit përjetësisht publikut shqiptar. Në 1995, kur zbres në Tiranë, ky qytet më dukej më i bukuri në botë, dhe kështu mbetet edhe sot. Do të jetë gjithmonë në zemrën time”, tha Gili.

Kthimi i “Xixëllonjë” në skenën e Fest 64 rikujtoi për publikun emocionet e viteve të kaluara dhe solli një udhëtim muzikor nostalgjik, duke bashkuar breza të ndryshëm të dashamirësve të këngës shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›