E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka marrëveshje, vetëm dorëzim pa kushte”, Trump: Ta bëjmë Iranin përsëri të madh

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se “nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit të pakushtëzuar”.

Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të “punojnë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit” pasi të jetë zgjedhur një udhëheqës i ri i pranueshëm për vendin

“Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveçse dorëzimit pa kushte! Pas kësaj, dhe pas përzgjedhjes së një udhëheqësi (ose udhëheqësve) të shkëlqyer dhe të pranueshëm, ne – së bashku me shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm – do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga  shkatërrimi, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë. Irani do të ketë një të ardhme të madhe. Ta bëjmë Iranin përsëri të madh (MIGA!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shprehet presidenti amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›