E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk pagoi alimentacionin për fëmijët, ish-bashkëshorti shoqërohet në polici në Prishtinë

Një person është shoqëruar në polici në Prishtinë, nën dyshimin se nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës për pagesën e alimentacionit për fëmijët e tij.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 30 prill 2026, nga ish-bashkëshortja e të dyshuarit.


I dyshuari, i cili është ish-bashkëshorti i ankueses, dyshohet se nuk ka përmbushur obligimin për të paguar alimentacionin, ashtu siç ishte përcaktuar me vendim gjyqësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›