E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nuk u mbijetoi plagëve, ndërron jetë në spital 75-vjeçari i aksidentuar në aksin Levan-Vlorë

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule20:49 - 4 Nëntor, 2026

Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit 75-vjeçari Baftjar Shahaj i cili u aksidentua më herët në aksin rrugor Levan–Vlorë.

I moshuari ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas informacionit paraprak të policisë, këmbësori ishte identifikuar fillimisht si 74-vjeçar, banues në fshatin Levan, ndërsa automjeti që e përplasi drejtohej nga një 58-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›