Përfundon numërimi në qarkun e Beratit, PS fiton 36 863 vota, PD 19 486

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Përfundon procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rang qarku Partia Socialiste ka fituar me 36 863 vota ose 57,64% në total, e dyta është renditur Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 19 486 vota ose në total 30,47%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4555 vota
Partia Mundësia ka marrë 1359 vota
Lëvizja Bashkë ka marrë 638 vota
Partia Socialdemokrate ka marrë 250 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 417 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 42 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 113 vota.
Lëvizja Atdheu ka marrë 122 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re 64 vota
Për sa i përket votave për bashkitë, në bashkinë e Beratit Partia Socialiste ka fituar 15 454 vota ose 55,33% në total, e dyta renditet Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 9355 vota ose 33,49% në total. Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta dhe ka marre 1655 vota ose 5,93% në total.
Në bashkinë Dimal, fituese është Partia Socialiste me 6365 ose 52,97% në total. Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3133 vota ose në total 26,07%. E treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 1789 vota.
Në bashkinë Kuçovë, Partia Socialiste ka marrë 8303 vota ose 59,63% në total, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 4429 vota ose 31,81% në total. E treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 619 vota.
Në bashkinë Poliçan, Partia Socialiste ka marrë 3127 vota ose 67,33% në total, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 981 vota ose 21,12% në total. Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 372 vota ose 8,01 në total.
Në bashkinë e Skraparit, Partia Socialiste ka marrë 3614 vota ose 66,46% në total, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1588 vota ose 29,20% në total. Nisma Shqipëria Bëhet e treta më 120 vota.

/j.p/r.e/