Numërohen 44 qendra votimi në Lezhë, kryeson PD-ASHM me 44.91 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Lezhës janë numëruar 44 qendrat e para të votimit nga 245 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me 4890 vota ose 44.91% të tyre.
Ndërkohë Partia Socialiste ka marrë 4707 vota ose 43.23 %.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 652 vota ose 5.99 %.
Partia Social Demokrate ka marrë 338 vota ose 3.10 %.
Partia “Mundësia” ka marrë 107 vota ose 0.98 % të votave.

/a.f/