E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 43 qendra votimi në Kukës, kryeson PD-ASHM me 51.68 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Kukësit janë numëruar 43 qendrat e para të votimit nga 139 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 5711 vota ose 51.68 % të tyre.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka marrë 3345 vota ose 30.27 %.

Partia Social Demokrate ka marrë 1803 vota ose 16.32%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›