E Diel, 1 Nëntor 2026

Nurellari: Zgjedhjet në Kosovë para Vitit të Ri, vënë në pikëpyetje procesin

Kosova po hyn në fazën finale të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor. Por për politologun Adri Nurellari, zgjedhja e kësaj date ngre pikëpyetje mbi cilësinë e procesit zgjedhor.

Në një lidhje për emisionin “3D” në RTSH, Nurellari theksoi se data e vendosur nuk është e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve me standarde të larta.

Sipas Nurellarit, mungesa e vëzhguesve ndërkombëtarë rrezikon cilësinë e procesit.

“Këto nuk janë zgjedhje normale. Është një zgjedhje e çuditshme data 28. Nga njëra anë sepse njerëzit kanë plane për t’u larguar për të bërë  pushime dhe nga ana tjetër është e vështirë të organizohen me standarde të larta se nuk vijën vëzhgues ndërkombëtar. Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk duan të sakrifikojnë festën më të rëndësishme të vitit për të ardhur në Kosovë. Vë në pikëpyetje cilësinë e këtyre  zgjedhjeve dhe është një pikë kulminante e këtij viti të papërgjegjshëm të  maxhorancës që, përveçse e zvarritën pafund formimin e institucioneve në mënyrë të vullnetshme, por kemi edhe një situatë ku do kemi një palë zgjedhje pak të çuditshme”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›