E Premte, 6 Nëntor 2026

OSBE dhe KLP, trajnim për 25 prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Vlorës

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Prezenca e OSBE-së së bashku me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, organizuan në Vlorë trajnimin me temë “Krimi kibernetik dhe provat elektronike”.

Trajnimi, ku morën pjesë 25 prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore nga prokuroria e Vlorës, u fokusua te sfidat e hetimit dhe të ndjekjes së veprave penale të krimit kibernetik, si edhe në mënyrën e trajtimit praktik të provave elektronike.

Pjesëmarrësit fituan aftësi dhe njohuri praktike për adresimin e sfidave të lidhura me krimin kibernetik në Shqipëri.

Veprimtaria shërbeu edhe si një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe rritjen e kapaciteteve, duke kontribuar në forcimin e aftësive të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në luftën kundër krimit kibernetik.

1 nga 9

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›