E Enjte, 5 Nëntor 2026

VanHorn: Programet e shkëmbimit me SHBA, kontribut në forcimin e demokracisë dhe ekonomisë së Shqipërisë

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn iu bashkua dje një grupi studentësh nga programet e shkëmbimit Fulbright, TechGirls dhe Global UGRAD për të festuar Javën Ndërkombëtare të Arsimit dhe për të frymëzuar të rinj të tjerë shqiptarë të ndjekin mundësitë për të studiuar jashtë vendit.

Një panel dinamik me ish-pjesëmarrës në programe të financuar nga Qeveria e ShBA shfaqi ndikimin transformues që programet e shkëmbimit në ShBA kanë pasur në jetën e tyre.

VanHorn theksoi mënyrat në të cilat platforma si American Spaces, EducationUSA dhe shumëllojshmëria e gjerë e programeve të shkëmbimit të Shteteve të Bashkuara janë të dobishme jo vetëm për vetë pjesëmarrësit, por gjithashtu kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe ekonomisë së Shqipërisë. /j.p/

1 nga 8

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›