E Hënë, 2 Nëntor 2026

OSHEE rikuperon dëmet në rrjetin elektrik të shkaktuara nga moti i keq

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Pas stuhisë së fuqishme që përfshiu vendin të shtunën dhe shkaktoi dëme në rrjetin elektrik në zonën e Gjokajt (Tiranë), punonjësit e OSHEE ndërhynë menjëherë dhe riparuan defektet në kohë rekord.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se sot situata në nivel vendi paraqitet e stabilizuar.

Punimet në zonat e prekura vazhduan edhe gjatë natës së mbrëmshme për të siguruar rikthimin e energjisë tek abonentët.

OSHEE falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë këtij procesi.

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›